Ballina Sport Futboll Tucheli zyrtarizohet tek Anglia

Tucheli zyrtarizohet tek Anglia

Thomas Tucheli do të jetë trajneri i ri i Anglisë, ka konfirmuar Federata Angleze e Futbollit të mërkurën.

Gjermani do ta marrë drejtimin e “Tre Luanëve” duke filluar nga janari i vitit 2025.

“Jam shumë krenar që më është dhënë nderi të drejtoj ekipin e Anglisë. Kam ndier prej kohësh lidhje personale me lojën në këtë vend dhe më ka dhënë disa momente të pabesueshme deri tash. Të kesh mundësinë për të përfaqësuar Anglinë është privilegj i madh dhe mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të veçantë dhe të talentuar është shumë emocionuese”, ka thënë 51-vjeçari.

Tucheli ka nënshkruar kontratë deri pas Kupës së Botës 2026.

Ishte papunë pas largimit nga Bayerni në fund të sezonit të kaluar. Në Premier League, e udhëhoqi Chelsean. Në vitin 2021, e fitoi Ligën e Kampionëve me Blutë. Ka drejtuar edhe PSG-në e Dortmundin.

Exit mobile version