Tubim mbështetës për Azerbajxhanin para Shtëpisë së Bardhë

Në Washington të SHBA-ve është mbajtur një tubim kundër sulmeve të Armenisë ndaj tokave të Azerbajxhanit dhe okupimit të Malësisë së Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 200 protestues që arritën para Shtëpisë së Bardhë me flamuj të Azerbajxhanit dhe Turqisë në duar, brohoritën slogane në mbështetje të Azerbajxhanit.

Protestuesit të cilët gjithashtu mbanin parulla që kritikojnë qasjen okupuese dhe sulmuese të Armenisë, i bënë thirrje administratës amerikane që t’i bëjë presion Armenisë për t’i dhënë fund sulmeve ndaj civilëve dhe sjelljes okupuese.

Grupi më pas marshoi drejt ambasadës së Turqisë në Washington.

Zyrtarët e ambasadës përshëndetën protestuesit duke theksuar mbështetjen e Turqisë për Azerbajxhanin.