Fabrika do të prodhojë çipe për automjetet dhe pajisjet industriale. Është një projekt i përbashkët mes gjiganti Tajvanez TSMC, kompanisë Holandeze NXP dhe Bosch dhe Infineon në Gjermani.
Në atë e cila mund të konsiderohet një fitore e madhe për industrinë e çipeve në Europë, Ministri i Shkencë dhe Teknologjisë së Tajvanit tha se TSMC po synon të zgjerohet më tepër në Europë.
TSMC filloi punën në një fabrikë të prodhimit të çipeve me vlerë 10 miliardë euro në Dresden të Gjermanisë dhe është e para e saj në Europë. Qeveria Gjermane do të ofrojë gjysmën e financimit prej 5 miliardë eurosh nën Aktin Europian të Çipeve.
Fabrika do të prodhojë çipe për automjetet dhe pajisjet industriale. Është një projekt i përbashkët mes gjiganti Tajvanez TSMC, kompanisë Holandeze NXP dhe Bosch dhe Infineon në Gjermani.
“Ata filluan ndërtimin e fabrikës së parë në Dresden, dhe po planifikojnë fabrikat të tjera në tregje të tjera,” tha Cheng-wen për Bloomberg.
BE aktualisht prodhon rreth 10% të gjysmëpërçuesve në botë. Është veçanërisht i fortë në prodhimin e çipave për sektorët e automobilave dhe industrisë, dhe ka mbështetjen e lojtarëve të njohur si NXP, Infineon dhe STMicroelectronics.
Fabrika e ardhshme e TSMC pritet të forcojë më tej pozicionin e BE-së në këto industri. Fabrika është planifikuar të arrijë një prodhim vjetor prej 480,000 vaferash silikoni pasi të jetë plotësisht funksional në vitin 2029.