Shkruan: Fadil Maloku – Sociolog
- Meqë më në fund, me insistimin dhe trysninë e ambasadorit amerikan, po fillon dekretimi i anëtarëve të KQZ-s (se për Presidentin aktual, kjo punë kishte me zgjatë në pakufi!), që është edhe obligim ligjor dhe kushtetues, atëherë, me këtë trysni të zyres amerikane, sipas gjitha gjasave do të kemi zgjedhje nacionale.
- Padyshim që edhe presioni i brendshem nga ana e subjekteve politike, për neglizhimin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-s, ka bë që Presidenca ta shpejtoj procedurën e emërimit dhe dekretimit të anëtarëve të rinj. Është absurde të debatohet apo edhe të insistohet për zgjedhje, pa institucionin kompetent sikurse është KQZ-ja. Kujtoj që gjithë ky vakum i gjertanishëm ishte i qëllimshëm, edhe për një arsye të thjesht dhe formale; sepse, nga 11 anëtarë 6 duhet të jenë shqiptar, kurse, 4 minoritar (shih absurdin; me 40% përfaqësim minoritar!?), ku sipas Ligjit aktual, partia që fiton më së shumë vota në zgjedhje nacionale, e ushtron të drejtën e përfaqësimit me 2 anëtar.
- Që nënkupton se fuqia e tyre në cdo vendimarrje (sidomos në temat politike) në KQZ- dyfishohet! Shto kësaj edhe 4 vota minoritare, që zakonisht me fuqinë e inercionit të interesit, shkojnë nē anën e partive të mëdha, atëherë është e qartë që ndikimi u rritet këtyre subjekteve, edhe ashtu të fuqishme! Definitivisht mendoj që as Ligji aktual zgjedhor, e as përfaqësimi aktual nuk janë pasqyrë reale, as e përfaqësimit politik, e as e forcës reale të secilit subjekt politik në Kosovë….