Aplikimi për tërheqjen e mjeteve të 10 përqindshit nga Trusti do të bëhet vetëm online.
Kjo do të mundësohet pas votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike i cili në dy lexime mund të votohet në Kuvendin e Kosovës në dy javët e ardhshme.
Kaq optimist u shpreh zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri i cili vizitoi sot Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST).
Ai tha se rreth 200 milionë euro do të jenë stimulues për qytetarët, ani pse tha se rreth 50 përqind e tyre kanë shumë pak mjete në Trust.
Ndërsa, drejtori i Trust-it, Ardian Zalli tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe se aplikimi për tërheqjen e mjeteve financiare do te bëhet vetëm online.