Studimi: Kujtesa sociale na ndihmon të vetëmbrohemi
Truri i njeriut është arkiv i frikërave. Arrin të kujtojë individë dhe ngjarje që mund të jenë klasifikuar si kërcënime, dhe vendos t’i evitojë me qëllim. Kjo arkivë edhe vrojtuar në kaviet e laboratorit gjatë kërkimeve shkencore, dhe studimi është publikuar në revistën “Nature Neuroscience”.
Rezultati është një hap më tej në mekanizmat thelbësore të trurit, jo vetëm me rëndësi për përditshmërinë, por edhe për të hedhur dritë mbi shumë shqetësime të lidhura me frikën, ankthin social, apo stresin post-traumatik, gjë që mund të ndihmojë edhe në trajtime të mundshme.
Autorët e studimit kanë fokusuar tek zona e ‘ipokampit’ (truri i vogël), duke qenë edhe zona që luan rol kyç në kujtesë. Kjo zonë ndahet në dy rajone te rëndësishme, ku njëra shërben për të kujtuar individë dhe tjetra vendet e ngjarjeve dhe eksperiencave, dhe këtu është gjetur edhe ky arkiv, që regjistron aspekte shumë komplekse të memories sociale.
Kujtesa sociale theksojnë autorët e studimit të Universitetit të Columbia-s, është vendimtare pasi na ndihmon të vetëmbrohemi, duke evituar eksperienca të ardhshme që mund të kthehen në të dëmshme, e duke e bërë këtë mekanizëm mjaft të rëndësishëm për mbijetesën, por edhe për t’u ndjerë të sigurt.