Pavarësisht interesave dhe ngjashmërive që kanë, meshkujt dhe femrat mund të jenë shumë të ndryshëm.
Në fakt, ata mund të jenë aq të ndryshëm saqë femrave u duhen mesatarisht 20 minuta më shumë gjumë çdo ditë.
Përse? Sepse, sipas një studimi, truri i femrave është “më kompleks”.
Një nga funksionet kryesore të gjumit është ta mundësojë trupin të rikuperohet.
Gjatë gjumit të thellë, korteksi pjesa përgjegjëse e trurit për kujtesën, mendimet, gjuhën, etj. shkëputet nga shqisat dhe futet në fazën e rikuperimit.
Aq më shumë që e përdorni trurin gjatë ditës, aq më shumë i nevojitet atij kohë të rikuperohet.
Femrat kanë tendenca të kryejnë më shumë punë sesa meshkujt – ato bëjnë shumë punë në të njëjtën kohë dhe janë fleksibile prandaj ato e përdorin më shumë trurin sesa meshkujt.
Për shkak të kësaj, nevoja e tyre për gjumë është më e madhe.
Edhe një mashkullit që ka një punë stresuese dhe që kërkon shumë mendim mund t’i nevojitet më shumë gjumë sesa meshkujve mesatarë – por prapëseprapë jo aq shumë sa femrave.
Këto hulumtime munden ta shpjegojnë edhe arsyen se përse truri i mashkullit plaket më shpejt sesa ai i gruas.