Truri gjen zgjidhje për problemet gjatë gjumit

Truri jonë gjatë gjumit kërkon zgjidhje për problemet dhe të parashikojë të ardhmen. Këtë e konfirmon një studim i fundit, mjaft i rëndësishëm, i një bashkëpunimi mes “Rice University” dhe “Michigan”, publikuar te “Nature”.

Rezultatet hedhin dritë mbi diçka të panjohur në lidhje me atë çka bëjnë neuronet për të stabilizuar një panoramë të plotë të mjedisit që na rrethon gjatë kohës kur flemë. Ndonjëherë ndodh që na del gjumi gjatë natës, madje edhe me një zgjidhje të një problemi që na ka shqetësuar dhe që na dukej i pakapërcyeshëm. Autorët shpjegojnë se truri gjatë gjumit jo vetëm konsolidon kujtimet e përjetimet, por kërkon t’u paraprijë edhe eksperiencave të së ardhmes.

Në bazë të eksperimenteve me kaviet e laboratorit, kërkuesit kanë kuptuar dhe shpjegojnë se për herë të parë është treguar se rimodelimi i lidhjeve të trurit, ndodh edhe gjatë kohës së gjumit, dhe jo vetëm kur jemi zgjuar e me ndikim të stimujve të jashtëm.

Kjo është arsyeja përse truri na jep disa zgjidhje dhe na zgjon, pasi punon intensivisht për të bërë të ardhmen më të mirë.