Ushqimi të shëndosh edhe pse mund të jetë thjesht në tru ose e thënë më mirë në mendje. Po, sepse mendimi i fiksuar mbi këtë gjë pak përpara ngrënies mund të minojë të gjitha qëllimet e mira të një diete dhe objektivat e synuara.
Pra vetëm duke e imagjinuar, ushqimi mund t’ju shëndoshë siguron një analizë sistematike e 50 studimeve e publikuar në gazetën “Personaliteti” dhe “Psikologjia Sociale” dhe e kryer nga Dr. Xhesi Dë Vit Huberts dhe kolegët e saj të Universitetit të Holandës, Utrecht. Ata thonë se: “Ne qeniet humane jemi ekspertë të mbaruar kur bëhet fjalë për të ngrënë më shumë”.
Mjekja Huberts është e bindur se njerëzit dinë të jenë shumë krijues në raste të tilla. “Kur bëhet fjalë për ushqim, gjejnë arsyet më absurde, por më bindëse, deri në atë pikë sa për shembull justifikojnë fetën e tortës që sapo ‘thithin’ për shkak të ‘një dite të gjatë e të lodhshme’”, thotë Dr.Huberts.
Motivime të tjera klasike janë “do të filloj dietën që nga nesër”, “ishte një rast i veçantë”, ose ishte vërtet “e pasjellshme të refuzoja”. Rreziku, sipas studiuesve është që këto momente justifikimi bëhen gati-gati normë dhe “na e marrin dorën”. Rruga në këto raste është e gjitha dishezë. Në fakt, “arsyet” apo justifikimet shpeshherë ndikojë në thyerjen e rregullave që ne i vendosim vetes për një dietë apo për një program shëndetësor.
Ndërkohë, nëse do të flisnim ende për arsyet e kequshqyerjes apo e ngrënies së shumtë nuk do të ishin vetëm zhgënjimi dhe stresi, por edhe “emocionet pozitive”. Konkretisht një hulumtim mbi obezitetin ka treguar se justifikimi për shkeljen e një diete mund të vijë nga situata të dobishme si për shembull nga kryerja e një pune të mirë, nga një sukses në jetë, nga reagimet pozitive nga të tjerët etj.
Në të gjitha këto raste dhe në të tjera të ngjashme, studiuesit gjetën se njerëzit kanë tendencë të “shpërblejnë veten”, me një ushqim jo të shëndetshëm. Me pak fjalë, ka gjithmonë një arsye “të vlefshme” për të qenë vetëtolerues. Ndërkohë, disa të tjerë justifikohen me faktin se kanë për të jetuar vetëm një jetë.
Ngrënia në orët e vona të darkës të shëndosh
Të gjithë e dimë se të hash shumë dhe ushqime të yndyrshme do të thotë shëndoshje e sigurt. Po kështu edhe nepsi apo ushqimi në mendje, për të cilin folëm më lart, të çon po në të njëjtën rrugë. Por një studim amerikan thotë se edhe koha kur ha mund të jetë po aq e rëndësishme në këtë çështje. Të ngrënit duke ndenjur në kompjuter apo duke parë një film në orët e vona të natës rrit mundësinë për shtimin e kileve të tepërta. Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët amerikanë pas testeve që u bënë disa minjve laboratorikë. Një grup konsumoi ushqim në një orar të caktuar, ndërsa grupi tjetër u la i lirë të hante kur të donte. Studiuesit panë se edhe pse të dy grupet konsumuan të njëjtën sasi kalorish, minjtë që hanin me orar nuk u shëndoshën. Dr. Satchidananda Panda, udhëheqësi i studimit, shkruan në revistën ‘Cell Metabolism’: “Në periudha të ndryshme të ditës mëlçia dhe muskujt janë në kulm të punës, ndërsa në periudha të tjera janë në gjumë. Kur dikush konsumon ushqim përgjatë gjithë ditës cikli metabolik prishet dhe shtimi në peshë bëhet më i lehtë”.