Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trupi i Papa Françeskut transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit për homazhe

Trupi i Papa Françeskut transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit për homazhe

Arkivoli i hapur me trupin e Papa Françeskut është transferuar në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për homazhe, transmeton Anadolu.

Besimtarët katolikë do t’i bëjnë nderimet e tyre Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Ceremonia mortore e papës do të mbahet të shtunën, më 26 prill, ka konfirmuar Vatikani.

Papa 88-vjeçar vdiq nga një goditje cerebrale dhe dështimi i pakthyeshëm i zemrës të hënën, tha mjeku i Vatikanit Andrea Arcangeli në certifikatën e vdekjes.

Françesku, papa i parë i Amerikës Latine, lindi në Buenos Aires të Argjentinës në vitin 1936 nga prindër emigrantë italianë. I shuguruar si prift jezuit në vitin 1969, ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të ngrihej për të udhëhequr Kishën Katolike në vitin 2013.

Exit mobile version