Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trupat Izraelite bastisin Xhaminë Al-Aqsa gjatë Namazit të Sabahut

Trupat Izraelite bastisin Xhaminë Al-Aqsa gjatë Namazit të Sabahut

Foto nga arkiva

Forcat izraelite kanë bastisur oborrin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, ndërsa palestinezët ishin mbledhur për namazin e sabahut, raportojnë korrespondentët tanë.

Autoritetet izraelite kanë vendosur kufizime të rrepta për palestinezët nga Bregu Perëndimor i pushtuar që duan të udhëtojnë në xhami – vendi i tretë më i shenjtë i Islamit – për tu falur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Që nga 1 marsi, kur filloi Ramazani, qindra kolonë izraelitë kanë hyrë çdo ditë në oborrin e xhamisë, duke shkaktuar tensione dhe shqetësim mes besimtarëve myslimanë.

Exit mobile version