Një video tronditëse që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin e një bombardimi të fuqishëm izraelit në Rripin e Gazës, ku trupat e njerëzve shihen duke u hedhur lart në ajër nga fuqia e shpërthimeve.
Pamjet, të cilat janë shpërndarë nga gazetarë lokalë në Gaza, tregojnë trupa njerëzish që duken të fluturojnë mbi ndërtesa në distancë, ndërsa tymi dhe pluhuri ngrihen nga vendet e goditura nga disa sulme ajrore izraelite.
Një gazetar nga Gaza e shoqëroi videon me një mesazh të dhimbshëm: “Raketat amerikane të përdorura nga pushtimi izraelit dërgojnë si SHPIRTRA ashtu edhe TRUPA fëmijësh në parajsë!”
Pamjet kanë shkaktuar reagime të forta emocionale dhe shqetësim të madh për shkallën e dhunës dhe humbjet njerëzore në konfliktin e vazhdueshëm. /mesazhi