Kandidati i republikanëve për president të SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Meksikën se do t’i vendosë taksa në rast se zgjidhet president, nëse nuk i ndalon emigrantët të futen.
Siç ka raportuar TheGuardian të hënën, Trump iu tha të pranishmëve në Karolinën e Veriut se nëse shteti meksikan s’i ndalon emigrantët do të vendosë taksë 25 për qind.
Kandidati i republikanët mesazhet i pati për presidenten meksikane që së fundmi mori postin, Claudia Sheinbaum.
“Unë s’e kam takuar ende atë dhe do ta informoj ditën e parë ose më herët se nëse nuk ndalojnë këtë sulm të kriminelëve dhe të drogës që vjen në vendin tonë. vend, do të vendos menjëherë një tarifë 25% për gjithçka që ata dërgojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Trump.
Sipas tij, tarifa do të rritet deri në 100 për qind nëse ajo prej 25 përqindësh nuk kryhen punë.
Trump ka shtuar se kjo formë është e zbatueshme, duke theksuar se Meksika është partneri kryesor tregtar i SHBA-së.
Në kohën kur Trump ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte marrë vendim që të ndërtonte një mur ndarës me Meksikën, me qëllim që të ndalonte futjen e paligjshme të emigrantëve.