Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump zotohet të dëbojë emigrantët haitianë nga Ohio nëse zgjidhet president

Trump zotohet të dëbojë emigrantët haitianë nga Ohio nëse zgjidhet president

Kandidati republikan për president, Donald Trump u zotua të kryejë dëbime masive të emigrantëve haitianë nga qyteti i Springfield në Ohio, edhe pse shumica e tyre ndodhen legalisht në Shtetet e Bashkuara.

Qyteti për ditë të tëra e ka gjetur veten në qendër të një vorbulle të mediave sociale pasi Trump u shpreh se të ardhurit nga Haiti po hanin kafshët shtëpiake të amerikanëve, shkruan Reuters.

“Ne do të bëjmë deportime të mëdha në Springfield, Ohio,” tha Trump.

Shumica e 15 mijë emigrantëve nga Haiti në Springfield janë atje ligjërisht. Premtimi i kahershëm i Trump për të kryer deportime masive zakonisht i referohet emigrantëve të paligjshëm.

Trump nuk e përsëriti pohimin që bëri gjatë debatit presidencial të së martës me demokraten Kamala Harris se emigrantët po hanin kafshë shtëpiake.

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Joe Biden kërkoi që të pushojnë sulmet ndaj komunitetit nga Haiti. /abcnews

Exit mobile version