Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, premtoi se do të deklasifikonte dokumentet në lidhje me vrasjet e ish-presidentit John F. Kennedy dhe aktivistit të të drejtave civile Dr. Martin Luther King Jr., transemton Anadolu.
“Si hapi i parë drejt rivendosjes së transparencës dhe llogaridhënies ndaj qeverisë, ne do të anulojmë gjithashtu mbiklasifikimin e dokumenteve qeveritare”, u tha Trump mbështetësve të tij në Capital One Arena në Washington.
“Në ditët në vijim, ne do të bëjmë publike të dhënat e mbetura në lidhje me vrasjet e presidentit John F. Kenedy, vëllait të tij Robert Kennedy, si dhe Dr. Martin Luther King Jr.”, shtoi Trump.
Trump kishte bërë thirrje edhe për deklasifikimin e plotë të informacionit në lidhje me vrasjen e presidentit Kennedy, vrasje e cila ndodhi në vitin 1963.
Në fjalimin e së dielës, ai përsëriti këtë angazhim, duke u shprehur se do ta përmbushte këtë premtim sapo të merrte detyrën.
Ndërkohë, vëllai i presidentit, Robert Kennedy, si edhe Martin Luther King Jr., u vranë në vitin 1968.
Trump sot do të betohet zyrtarisht dhe do të marrë detyrën, ndërsa menjëherë pas kësaj pritet të nënshkruajë disa urdhra ekzekutivë.