SHBA ka zgjeruar kufizimet e udhëtimit dhe ka ndaluar hyrjen e qytetarëve nga Koreja e Veriut dhe Venezuela.
Ndalimi i ri do të hyjë në fuqi që nga 18 tetori, i cili gjithashtu përforcon kufizimet ndaj udhëtarëve nga Irani, Çadi, Siria, Libia, Jemeni dhe Somalia.
Shtimi i Koresë së Veriut dhe Venezuelës në “ban list” zgjeron kufizimet, të cilat deri tani ishin nga shtetet me shumicë muslimane.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë pranon se numri i koreanëve të veriut që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara është tejet i ulët. /MESAZHI/