Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump vë sërish “në shënjestër” Kinën, rrit tarifat në 125%

Trump vë sërish “në shënjestër” Kinën, rrit tarifat në 125%

Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë sërish “në shënjestër” Kinën. Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po hyn në një fazë të re tensioni.

Donald Trump njoftoi rritjen e menjëhershme të tarifave për importet kineze në shkallën jashtëzakonisht të lartë prej 125%.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump foli për “mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore”, duke denoncuar në mënyrë indirekte praktikat shfrytëzuese kundër Shteteve të Bashkuara.

Exit mobile version