Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump thotë se ai do të fillojë të dëbojë migrantët ilegalë, sapo të bëj betimin për president, nëse ai fiton zgjedhjet e 8 nëntorit.
“Në ditën e parë unë do të filloj largimin e shpejt të migrantëve ilegalë – përfshirë këtu edhe qindra mijëra migrantë ilegalë me precedent penalë, të cilët janë lënë të lirë në komunitetet në SHBA gjatë adminsitratës Obama-Clinton”, ka thënë Trump më 27 gusht gjatë një tubimi në Iowa.
Kundërkandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka shërbyer si sekretare e shtetit, gjatë mandatit të parë të presidentit Barack Obama. Presidenti i ardhshëm amerikan do të bëjë betimin më 20 janar.
Trump, 70 vjeç, përsëriti premtimin e tij për të “ndërtuar një mur të madh në kufi” dhe tha se do të institucionalizojë një program mbarkombëtar, “e-verify”, përmes së cilit, sipas tij, do të parandalohet që emigrantët ilegalë të marrin ndihmë sociale.
Ai tha se ky sistem gjithashtu do të gjurojmë nëse migrantëve u ka skaduar viza dhe më pas ata do të dëbohen për në vendet e tyre të origjinës.
Trump tha se vota për kundërshtaren e tij demokrate, Hillary Clinton “është botë për kufinj të hapur”.