Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara u kanë thënë mediave se presidenti, Donald Trump, gjatë ditës së sotme do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do ta filloj lëvizjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në këtë qytet të lashtë.
Në këtë vendim, Trump në fjalimin e paraparë, do të shpallë se ka urdhëruar zhvillimin e një plani për lëvizjen e ambasadës nga Tel Avivi, në një proces që pritet të zgjasë tri ose katër vjet, kanë thënë zyrtarët, transmeton REL.
Shumë shtete nuk e njohin Izraelin shtet, e aq me pak Jerusalemin si kryeqytetet te tij. Ne Jerusalem ndodhen vende që konsiderohen të shenjta nga myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët.