Trump sulmon krerët e Pentagonit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, akuzoi udhëheqjen e Pentagonit të hënën se kërkojnë luftëra për të mbajtur “të lumtur” kontraktorët e mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë nuk them se ushtria është e dashuruar me mua; ushtarët janë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Njerëzit më të mirë ndoshta nuk janë në Pentagon, sepse ata nuk duan të bëjnë asgjë tjetër përveç luftës në mënyrë që të gjitha ato kompani të mrekullueshme që bëjnë bomba dhe bëjnë aeroplanët dhe bëjnë gjithçka për të mbetur të lumtur”, shtoi ai.

Vërejtjet e Trump erdhën disa ditë pasi ai sulmoi ashpër kundër një raporti se ai denigroi amerikanët e rënë në luftë si “humbës” dhe “pinjollë”.

Duke cituar burime anonime, revista “The Atlantic” raportoi të enjten se gjatë një vizite në vitin 2018 në Francë, Trump anuloi vizitën në Varrezat Amerikane Aisne-Marne pranë Parisit, ku janë varrosur të rënët amerikan të Luftës së Parë Botërore, sepse ai nuk ka respektuar të varrosurit në vend.

“Pse duhet të shkoj në ato varreza? Është e mbushur me humbës”, u tha Trump stafit të lartë në atë kohë, sipas revistës.

Ai gjithashtu tha se mbi 1800 marinsa që humbën jetën në Belleau Wood, një betejë shumë e rëndësishme në Luftën e Parë Botërore, ishin “pinjollë” për t’u vrarë.

I pyetur nga një gazetarë në Zyrën Ovale të premten nëse i detyrohet t’u kërkojë falje pjesëtarëve të shërbimit dhe veteranëve të SHBA-së, Trump tha, “Jo. Është një ngjarje e rreme e shkruar nga një revistë që ndoshta nuk do të ekzistojë më”.