Trump: SHBA-të, Franca dhe Britania sulme mbi objektivat kimike në Siri

SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca të premten mbrëma filluan sulme duke shënjestruar aftësitë e armëve kimike të regjimit të Asadit, njoftoi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sot, kombet e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë drejtuar fuqinë e tyre të drejta kundër barbarizmit dhe brutalitetit”, tha Trump në fjalimin e tij të transmetuar në nivel kombëtar.

Duke iu drejtuar aleatëve kryesorë të Bashar al-Assadit, Iranit dhe Rusisë, Trump pyeti: “Cili komb dëshiron të shoqërohet me një vrasës masiv të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm?”

“Kombet e botës mund të gjykohen nga miqtë që ata mbajnë”, tha Trump.

Herët të premten, SHBA-të njoftuan se kanë “besim shumë të lartë” se regjimi i Asadit është përgjegjës për sulmin e dyshuar kimik të fundjavës së shkuar që la të vdekur dhjetëra persona dhe qindra të plagosur

Agjencia e Mbrojtjes Civile, Helmetat e Bardhë, fajësuan regjimin e Asadit për sulmin e dyshuar kimik, në të cilin thuhet se u vranë 78 civilë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka dërguar një ekip për gjetjen e fakteve në Siri që pritej të fillonte punën të shtunën përpara se sulmet të zhvilloheshin. Nëse vazhdon ashtu siç është planifikuar fillimisht, misioni i OPCW do të fokusohet në përcaktimin nëse ka ndodh një sulm kimik por nuk do të punojë në përcaktim e fajësisë.