Ballina Lajmet Trump përdor sulmin në Londër për të arsyetuar ndalesën për muslimanët

Trump përdor sulmin në Londër për të arsyetuar ndalesën për muslimanët

President-elect Donald Trump calls on a reporter during a news conference in the lobby of Trump Tower in Manhattan. REUTERS/Lucas Jackson

Presidenti amerikan Donald Trump kërkoi të justifikonte ndalesën e tij për hyrje në shtet të migrantëve nga gjashtë vendet me shumicë muslimane, duke thënë se shpërthimi që ndodhi në Londër të premten paraqet një dëshmi se opozita ka një mungesë të theksuar të korrektësisë politike, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndalesa e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë shumë më përfshirëse, më e ashpër dhe më specifike, po kjo çmendurisht e njëjta nuk do të jetë politikisht e saktë!”, tha Trump në një sërë postimesh në Twitter pas shpërthimit.

I pyetur në Shtëpinë e Bardhë të komentojë se çfarë në fakt mendonte me publikimet në Twitter, Trump u tha gazetarëve “Ne duhet të jemi më të zgjuar”.

Kjo nuk është hera e parë që Trump ka përdorur një sulm në Londër në përpjekje për të mbledhur mbështetjen për ndalesën.

Pas sulmit që ndodhi me makinë në një urë në Londër, në qershor, Trump tha se “Ne kemi nevojë për ndalesën e udhëtimit si një nivel shtesë të sigurisë!”.

Urdhëri ekzekutiv i Trumpit është kritikuar gjerësisht si një ndalim antikushtetues musliman, të cilin e kritikuan edhe një sërë gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit.

Exit mobile version