Administrata e presidentit Donald Trump ka anuluar 2.2 miliardë dollarë mejete financiare për Universitetin e Harvardit pasi universiteti nuk përmbushi kërkesat e saj, transmeton Anadolu.
Administrata e Trumpit ndërmori veprime pasi Universiteti i Harvardit refuzoi protestat pro-palestineze dhe kërkesat për të rishikuar diversitetin, barazinë dhe programet e tij të përfshirjes.
Departamenti Amerikan i Arsimit vendosi të ngrijë 2.2 miliardë dollarë financime dhe 60 milionë dollarë kontrata me Harvardin.
Universiteti i Harvardit, të cilin administrata e Trumpit e ka kërcënuar se do të shkurtojë miliarda dollarë financime, ka thënë se nuk do të pranojë kërkesat e Trumpit.
– Harvard, Kolumbia dhe UPenn
Në SHBA, kohët e fundit është folur për ngrirjen e fondeve federale për universitetet, duke përmendur protestat pro-palestineze të kampusit dhe programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.
Administrata njoftoi se ka hapur një hetim për më shumë se 8.7 miliardë dollarë grante të dhëna për Universitetin e Harvardit nga organizata të ndryshme “për të siguruar që ato po përdoren në përputhje me ligjet për të drejtat civile”.
Profesorët e Universitetit të Harvardit kanë ngritur padi duke kundërshtuar vendimin e administratës së presidentit Trump për të hetuar 8.7 miliardë dollarë financime federale për shkollën.
Universiteti Columbia, i cili ishte në shënjestër nga administrata e Trumpit si pjesë e politikës së saj të “luftës kundër antisemitizmit”, njoftoi se kishte vendosur të përmbushte kërkesat e qeverisë në mënyrë që financimi prej 400 milionë dollarësh i universitetit të mos anulohej.
Muajin e kaluar, 175 milionë dollarë fonde federale për Universitetin e Pensilvanisë (UPenn) thuhet se u pezulluan për shkak të një atleti transgjinor në ekipin e notit të universitetit.