Trump: Nëse nuk fitoj zgjedhjet, fajin kryesor e kanë hebrenjtë

Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati presidencial i Partisë Republikane për zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump tha se nëse nuk fiton zgjedhjet, fajin më të madh do ta kenë hebrenjtë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “The Hill”, Trump duke folur në Konferencën e Këshillit Izraelito-Amerikan (IAC) të mbajtur në Washington tha se “60 për qind e hebrenjve në SHBA votuan për armikun”.

Duke e përshkruar grupin në fjalë si “idiotë”, Trump argumentoi se nëse nuk fiton këto zgjedhje, faji më i madh do të ishte mbi hebrenjtë dhe se Izraeli do të zhdukej brenda 2 viteve.

Trump deklaroi se në skenarin ku ai fiton zgjedhjet, “Izraeli do të jetë i sigurt” dhe shtoi: “Ne do të ndalojmë helmin toksik të antisemitizmit”.

Duke deklaruar se nëse ai fiton zgjedhjet, ai do t’u thotë presidentëve të universiteteve “të ndalojnë propagandën e tyre antisemitiste ose ata do të humbasin akreditimin e tyre dhe mbështetja e tyre federale do të ndërpritet”, dhe se do të merret me “problemin antisemitist” në universitete.

Ai tha se kushdo që do të votonte për një demokrat ose zv/presidenten amerikane, Kamala Harris duhet të “ekzaminohet” dhe se zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme deri tani për Izraelin.