Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për tregjet e kriptove dhe stokun e aseteve digjitale

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të inkurajuar zhvillimin e kriptomonedhave në SHBA dhe për të eksploruar mundësinë e krijimit të një stoku kombëtar të aseteve digjitale, transmeton Anadolu.

“Industria e aseteve digjitale luan një rol vendimtar në inovacionin dhe zhvillimin ekonomik në SHBA, si dhe në udhëheqjen ndërkombëtare të kombit tonë”, thuhet në urdhrin e nënshkruar.

Vendosja e rregulloreve dhe teknologjive në lidhje me kriptomonedhat dhe avancimin e saj në SHBA përfshin pjesën më të madhe të urdhrit.

Krijimi i një grupi të quajtur ‘Grupi i Punës për Tregjet e Aseteve Digjitale’ për të ekzaminuar stoqe kombëtare të aseteve digjitale që rrjedhin “potencialisht nga kriptovalutat e sekuestruara ligjërisht nga Qeveria Federale përmes përpjekjeve të saj për zbatimin e ligjit” është një nga aspektet kryesore.

Urdhri gjithashtu udhëzoi institucionet që t’i bëjnë rekomandime grupit të punës për rregulloret që prekin tregjet e aseteve digjitale, të cilat duhet të revokohen ose ndryshohen.

Por gjithashtu ndalon institucionet të zhvillojnë ose lëshojnë Monedhën Digjitale të Bankës Qendrore (CBDC).

Duke bërë fushatë për presidencën vitin e kaluar, Trump u zotua se do ta bëjë SHBA-në “kryeqytet të planetit për kripto dhe superfuqi e Bitcoinit në botë”.