Trump: Mund të ketë shumë të vdekur dy javët e ardhshme!!!

Në kohën kur numri i të prekurve nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar në mbi 1.2 milionë, presidenti amerikan Donald Trump foli mbi parashikimet për fazën më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara. 

Aktualisht, 42 shtete kanë vënë në fuqi urdhra për izolim. Trump tha se piku në SHBA tani po mbërrin. Kjo do të jetë ndoshta periudha më e vështirë, mes kësaj jave dhe të ardhmes dhe për fat të keq do të ketë shumë vdekje”, u shpreh ai.

Ndërkohë, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në vend, Dr. Anthony Fauci sugjeron se për të matur përparimin është më mirë të vendoset fokusi tek një tjetër shifër.“Ndërsa mund të shohim rritje të rasteve të vdekjeve, duam të përqendrohemi tek efekti i masave të marra që reflektohet tek numri i rasteve të reja”, nenvizoi ai. Edhe Europa po goditet rëndë nga koronavirusit. Gjermania i dhuroi respiratorë Spanjës, që po planifikon ta zgjasë izolimin deri në fund të prillit.

Italia thotë se 11 mijë punonjës së mjekësisë në vend janë infektuar nga virusi, 10 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve. Franca po i zhvendos pacientët nga qytetet e mëdha në fshatra. Nju Jorku mori 1 mijë respiratorë nga Kina dhe Oregoni.”Është një kontribut i rëndësishëm dhe do të na ndihmojë shumë”, tha guvernatori Andreë Cuomo. Megjithatë ai shtoi se Nju Jorkut i duhen edhe 30 mijë të tjerë që mund të kushtojnë maksimumi deri në 50 mijë dollarë secili.

Nga aspekti studimor po shqyrtohet marrja e plazmës nga të shëruarit, për t’i përdorur antitrupat për të sëmurët. SHBA-ja ka deri tani 311,637 raste dhe 8,454 vdekje nga koronavirusi.