Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur që ta njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, dhe më pas do të njoftojë planet për të zhvendosur ambasadën amerikane.
Kjo lëvizje po konsidetohet e pamatur, dhe pritet të ndezë tensionet në rajon dhe të trondisë perspektivat për paqe.
Trump do ta bëjë shpalljen në orën 1 të mëngjesit, nga dhoma e pritjes diplomatike e Shtëpisë së Bardhë. Ky veprim sinjalizoi një gatishmëri nga ana e Trump për t’i dhënë përparësi përmbushjes së një premtimi të fushatës mbi konsensusin midis aleatëve amerikanë në rajon dhe më gjerë.
Vendimi mdo të pengojë procesin e paqes dhe do të rrisë rreziqet e sigurisë në një rajon që tashmë është në tymin e trazirave. /MESAZHI/