Trump: Kurrë nuk mund të bëhesh grua nëse lind me ADN mashkulli

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur se ekzistojnë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, transmeton Anadolu.

“Për katër vit të gjata, ne patëm një administratë që u përpoq të shfuqizojë konceptin femëror dhe ta zëvendësojë atë me ideologjinë radikale gjinmore”, tha Trump në një ngjarje të muajit të historisë së grave.

Ai fajësoi ish-administratën e Joe Bidenit për shkatërrimin e hapësirave të grave.

“Ata madje u përpoqën të zëvendësojnë fjalën nënë me termin person lindës. Një nënë u bë një person lindës”, theksoi Trump.

Presidenti amerikan u kujtoi pjesëmarrësve se muajin e kaluar nënshkroi një urdër ekzekutiv “Mbajtja e burrave jashtë nga sportet e grave”, i cili synon të ndalojë gratë transgjinore të konkurrojnë në sportet e grave dhe vajzave.

“Pavarësisht se sa operacione keni apo kimikate që injektoni, nëse lindni me ADN mashkulli në çdo qelizë të trupit tuaj, nuk mund të bëheni kurrë grua. Nuk do të jeni grua”, tha Trump.

Kjo është arsyeja, theksoi ai, që muajin e kaluar ka nënshkruar “me krenari” një urdhër ekzekutiv historik për të ndaluar burrat të konkurrojnë në sportet e grave.