Trump kryeson për herë të parë në sondazhe ndaj Clinton

Entuziazmi i fortë për Hillay Clinton duket se ka rënë që nga rihapja e hetimeve të FBI-së për çështjen e emaileve. Pavarësisht se preferencat e votuesve janë të qëndrueshme, Clinton ka mbetur vetëm 1 pikë mbrapa  Donald Trump.

Sipas sondazhit të ABC News/Washington Post, 46 % e votuesve të mundshëm kanë mbështetur kandidatin republikan dhe 45 % kanë mbështetur kandidaten demokrate.

Kjo është hera e parë që Donald Trump renditet para Hillary Clintonit në sondazhe, që nga muaji maj.

Image