Trump kritikon sigurinë amerikane pas sulmeve vdekjeprurëse

Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump kritikoi udhëheqjen e vendit dhe politikat kufitare pas incidenteve të dhunshme që lanë shumë viktima, përfshirë 15 të vdekur në New Orleans, transmeton Anadolu.

“Vendi ynë është një katastrofë, një gjë për të qeshur në gjithë botën. Kjo është ajo që ndodh kur keni ‘Kufijtë e Hapur’, me udhëheqje të dobët, joefektive dhe praktikisht inekzistente”, postoi Trump në “Truth Social”.

Komentet e tij pasuan një seri incidentesh të dhunshme në gjithë vendin, përfshirë një sulm me automjet në New Orleans që vrau 15 persona dhe plagosi 35 të tjerë të mërkurën në mëngjes. Po ashtu, një person u vra kur një “Tesla Cybertruck” shpërtheu jashtë hotelit “Trump International” në Las Vegas, Nevada.

Trump akuzoi Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe prokurorët demokratë si “të paaftë dhe të korruptuar” dhe i kritikoi ata se janë fokusuar tek ai dhe jo tek siguria publike.

“SHBA-ja po shkatërrohet. Një erozion i dhunshëm i sigurisë, sigurisë kombëtare dhe demokracisë po ndodh në gjithë vendin tonë”, shkroi ai.

Trump bëri thirrje për ndërhyrje të CIA-s dhe premtoi udhëheqje të fortë në mandatin e tij të ardhshëm.