Presidenti amerikan, duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, konfirmoi se ai ka udhëzuar ushtrinë të heqë dorë nga ndalesa e furnizimit me bombat 900 kg për Izraelin.
“Ne i liruam ata. Ne i lëshuam sot. Dhe ata do t’i kenë ato. Ata kanë paguar për to dhe i kanë pritur prej kohësh. Ata kanë qenë në ruajtje”, tha Trump.
I pyetur pse e hoqi ndalimin e atyre bombave, Trump u përgjigj: “Sepse ata i blenë ato”.
Siç është raportuar, administrata Biden kishte ndaluar dërgimin e bombave të rënda majin e kaluar, duke përmendur shqetësimin për dëmtimin e civilëve palestinezë në Gaza.