Trump kërkoi pikturën e Van Gogh, por muzeu i jep një… toalet!

Cfarë do ti dhuronit një njeriu që ka pasuri dhe pushtet? Epo, nëse ai njeri është Donald Trump, mund ti ofroni një tualet prej floriri.

Sipas The Washington Post, Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar muzeut të Nju Jorkut nëse mund të marrë hua peisazhin e Van Gogh për banesat private të presidentit dhe Zonjës së Parë, përcjell albeu.com

Kuratorja e muzeut Nancy Spector u përgjigj se piktura nuk ishte e disponueshme, por ajo ofroi për Trump tualetin artë 18 karattë quajtur Amerika.

Nuk dihet nëse Trump do ta pranojë “dhuratën”, e cila është sa thumbuese, aq edhe qesharake. Deklaratat e fundit të Trump, ku ai i quan vendet afrikane “gropë qenefi” ka marrë bujë, e mbase ky toalet lidhet me të. Trump  për momentin është jashtë vendit, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.