Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërcënoi të rikthejë kontrollin e SHBA-së mbi Kanalin e Panamasë të dielën, duke akuzuar Panamanë për tarifa të tepërta për të përdorur kalimin e Amerikës Qendrore.
Duke folur para një turme mbështetësish në Arizona, Trump tha gjithashtu se nuk do të lejonte që kanali të bjerë në “duart e gabuar”, duke paralajmëruar për ndikimin e mundshëm kinez, shkruan Reuters.
Pas ngjarjes, ai postoi një imazh në Truth Social të një flamuri amerikan që valëvitet mbi një zonë të ngushtë uji, me komentin: “Mirë se erdhe në Kanalin e Shteteve të Bashkuara!”
“Ai iu dha Panamasë dhe popullit të Panamasë, por ka dispozita”, tha Trump për kanalin, i cili dikur ishte në pronësi të Shteteve të Bashkuara, por që iu dorëzua Panamasë dekada më parë. /abcnews