Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka përseritur kërcënimin e tij se do të ketë “pasoja të rënda” nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza nuk lirohen deri në momentin kur ai të marrë detyrën pas dy javësh.
Në një intervistë radiofonike, Trump deklaroi se kërcënimi i tij është i qartë dhe se ai nuk do të ndjekë qasjen e Presidentit në largim, Joe Biden. Ai theksoi mbështetjen për Izraelin dhe dëshirën për paqe.
Ndërkohë, familjet e pengjeve izraelite në Tel Aviv i drejtuan Trump-it një thirrje publike, duke kërkuar që të mos lihet asnjë peng prapa dhe të sigurohet kthimi i të gjithëve në shtëpi.