Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga Liga Profesioniste e futbollit amerikan, që t`i pushojë nga puna lojtarët që nuk e këndojnë himnin amerikan.
Sulmi i presidentit amerikan nuk kurseu as kampionët “rebelë” të sportit amerikan. Ai kthehet kundër atyre që kundërshtojnë praninë e Trump, në Shtëpinë e Bardhë apo protestojnë hapur kundër dhunës së policisë ndaj afro-amerikanëve.
“Presidenti tregon në total një mungesë respekti ndaj kampionëve tanë dhe ndaj ideve të të tjerëve”, është shprehur drejtuesi i NFL, Roger Goodell.
Trump ndër të tjera ka vendosur të tërheqë ftesën e Shtëpisë së Bardhë ndaj yllit të basketbollit, Stephen Curry, përcjell albinfo.ch.
Skuadra e tij Golden State që fitoi titullin në NBA, refuzoi të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, derisa kishte shkuar të presidenti i mëparshëm Barack Obama./Mesazhi/