Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump si reagim ndaj moszgjatjes së embargos së armëve kundër Iranit nga Këshilli Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) tha se javën e ardhshme do të vendosin sanksione të reja ndaj këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media në New Jersey ku ndodhet për pushime, Trump bëri vlerësime lidhur me çështjet e rendit të ditës.
Lidhur me vendimin e marrë nga KS-OKB të premten për “moszgjatjen e embargos së armëve ndaj Iranit”, Trump tha: “Këtë e prisnim. Në reagim të kësaj do të vendosim sanksione. Këto do t’i shihni javën e ardhshme”.
Trump tha se nuk mendon për momentin që të marrë pjesë në takimin propozues me video-konferencë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin lidhur me çështjen.
Në një votim të kryer të premten, KS-OKB nuk pranoi propozimin e SHBA-ve e cila kërkonte zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit.
– ‘Dritë jeshile’ për falje ndaj Edward Snowden
Ndaj një pyetjeje, Trump la një derë të hapur se mund të falë Edward Snowden i cili kërkohet me pretendimin për rrjedhje të informacioneve të fshehta të shtetit amerikan.
Në pyetjen “A do të nxirrni aministi për Snowden?” Trump u përgjigj: “Do të filloj të interesohem për këtë çështje. Për Snowden ka një ndarje edhe nga ana e djathtë edhe nga e majta”.
Edward Snowden, ish-punonjës i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve (NSA) kërkohet me pretendimin për rrjedhje të informacioneve të fshehta të shtetit. Ai që nga viti 2013 jeton në Rusi me leje të përkohshme dhe ka kërkuar që Franca t’i japë të drejtën e strehimit (azil).