Presidenti Donald Trump ngriti alarmin për atë që ai e përshkroi si gjendjen e përkeqësuar të sigurisë në botë. Këtë alarm Trump e dha me rastin e fjalimit të tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën.
“Pjesë të mëdha të botës janë në konflikt, dhe disa të tjera po kalojnë nëpër ferr”, tha Trump.
Ai veçoi situatat në Korenë e Veriut, Iran dhe Venezuelë.
Ai i kërkoi bashkësisë globale të merrte përsipër një “rizgjim” dhe u bëri thirrje shteteve anëtare individuale të mbrojnë sovranitetin e tyre. /MESAZHI/