Ballina Lajmet Trump: Japonia, aleat i rëndësishëm i SHBA-së

Trump: Japonia, aleat i rëndësishëm i SHBA-së

Në kuadër të turit në Azi, presidenti i SHBA-ve Donald Trump vizitën e tij të parë e zhvillon në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump, i cili zbriti në bazën ajrore amerikane Yokota në qytetin Fussa, në perëndim të Tokios, në një deklaratë për media falënderoi Japoninë për mikpritjen dhe për “miqësinë e mrekullueshme” për dhjetra vite mes këtyre dy shteteve.

“Japonia është një partner i vlefshëm dhe një aleat i rëndësishëm i SHBA-ve. Së bashku me aleatët tanë, ushtarët amerikanë janë të gatshëm të mbrojnë kombin tonë duke e përdorur kapacitetin unik. Askush, asnjë diktator, asnjë regjim dhe asnjë shtet nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e SHBA-ve”, thotë Trump.

Ai tha se aleanca SHBA-Japoni është “Dëshmia e fuqisë së transformimit të lirisë”.

Pas fjalimit të tij, Trump me helikopter udhëtoi në klubin Kasumigaseki të golfit, 32 kilometra larg Tokios, ku do të drekojë dhe do të luajë golf me kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe dhe me lojtarin e golfit Hideki Matsuyama.

Trump, i cili sot nisi turin në Azi, përveç Japonisë do të vizitojë edhe Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet ndërsa do të marrë pjesë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) dhe Samitin Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Exit mobile version