Trump i thotë Netanyahut “thjesht vazhdo të bësh atë që duhet të bësh”

Donald Trump ka thënë se administrata e tij do të sigurohet që marrëveshja e armëpushimit të rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit do të zbatohet përmes “qeverisë së mirë”.

Vetëm dy ditë para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i zgjedhur ndau qëndrimin e tij për marrëveshjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme me NBC News në një intervistë ekskluzive me Kristen Welker të shtunën.

Presidenti i ardhshëm u pyet gjithashtu se sa i sigurt është ai që pengjet do të liroheshin si pjesë e marrëveshjes, për të cilën ai thotë: “Epo, do ta shohim shumë shpejt dhe do të jetë më mirë.”

Për kryeministrin Benjamin Netanyahu, me të cilin Trump thotë se do të takohet “shumë shpejt”, presidenti i zgjedhur i tha NBC News se ai tashmë e ka informuar homologun e tij izraelit që “thjesht të vazhdojë të bëjë atë që duhet të bën”.

“Duhet të kesh – kjo duhet të marrë fund. Ne duam që ajo të përfundojë, por të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet bërë.”