Trump i dërgon letër Hotit: Do të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin tonë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në të, Trump e falënderon Hotin për vizitën në Shtëpinë e Bardhë ku u nënshkrua marrëveshja e 4 shtatorit për normalizim ekonomik me Serbinë, shkruan lajmi.net.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar Hoti.

Më poshtë gjeni përmbajtjen e letrës që Trump ia ka dërguar Hotit:

I dashur zoti kryeministër.

Faleminderit për librin, dhe që u bashkuat me mua së fundmi në Shtëpinë e Bardhë.

E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe në botë. Pres vazhdimin e fuqizimit të partneritetit mes Kombeve tona, dhe dërgoj urimet e mija më të mira për ju dhe popullin e Kosovës.