Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede të mbrëmshme telefonike, janë pajtuar për të punuar së bashku për lidhje më të forta dhe për siguri rajonale, kanë thënë zyrat e të dy liderëve.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se zoti Trump ka “theksuar përkushtimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, për të punuar së bashku, për ta shtuar stabilitetin në rajon”.
Presidenca e Turqisë ka njoftuar se të dy liderët kanë theksuar partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve dhe “rëndësinë e vazhdimit të punës së përbashkët për forcimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale dhe për rritjen e stabilitetit në rajon”.
Erdogan tha se akuzat ishin politikisht të motivuara kundër Turqisë, që është aleate shumëvjeçare e Shteteve të Bashkuara dhe anëtare e NATO-s./Mesazhi/