Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar planet për të tërhequr 9500 trupa amerikane nga bazat në gjermani. Ai akuzoi Gjermaninë se po tregohej kriminele në pagesat e saj për NATO-n dhe tha se do të vazhdonte me planin nëse Berlini nuk do të ndryshonte kurs. Trump prej kohësh është ankuar se anëtarët evropianë të NATO-s duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjet e tyre. Ambasadori i Gjermanisë në SHBA tha se trupat amerikane nuk ishin në vend për të mbrojtur Gjermaninë por për të mbrojtur sigurinë transatlantike.
Zërat për tërheqjen e trupave u raportuan më herët këtë muaj nga mediat amerikane në mesin e tensioneve në rritje mes aleatëve evropianë në NATO dhe Donald Trump. Në një takim me kabinetin, Trump tha:
Ne po mbrojmë Gjermaninë ndërkohë që ajo po tregohet kriminele. Kjo nuk ka kuptim. Ndaj unë mendoj se do të tërheqim ushtarët tanë që andej
Trump tha se anëtarët e NATO nuk duhet të mbështeten më tek ShBA për sa i takon kostove të mbajtjes në këmbë të aleancës. Përplasja mes aleatëve fokusohet tek objektivi i rënë dakord nga aleanca që shpenzimet për mbrojtje duhet të arrijnë 2 për qind të GDP deri në 2024. Gjermania, bashkë me shumë vende të tjera, nuk e kanë arritur ende këtë objektiv./tch