Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump-in e braktisë krahu i biznesit, ikin shefët një nga një…

Trump-in e braktisë krahu i biznesit, ikin shefët një nga një…

Shefi i gjigandit kompjuterik Intel, Brian Krzanich dhe shefi i kompanisë së tekstilit Under Armor Kevin Plank kanë hequr dorë nga Këshilli i Prodhuesve Amerikan, për shkak të protestave supremaciste në Virxhinia.

Këshilli i Prodhuesve Amerikan është nën mbikëqyrjen e presidentit Donald Trump, ndërsa me sa duket i tërë inati i këtyre dorëheqjeve qëndron me vet presidentin e cili nuk e dënoi dhunën e të bardhëve.

“Unë i dorëzova dorëheqjen time Këshillit të Prodhuesve, për shkak të regimit të dobër të Presidentit përballë protestave raciste në Virxhinia”, tha CEO-ja i Intelit.

Njësoj ka vepruar edhe Kevin Plank, i cili tha se ndjente keqardhje për atë që ndodhi në Charlottesville, dhe se kjo është arsyeja pse ai tërhiqet.

Por largimet nga Këshilli nuk mbarojnë këtu. Së bashku me dy shefat e mëdhenj të prodhimit është larguar edhe shefi i Merck & Co. Kenneth Frazier.

Ndërkohë të Kulla Trump në Nju Jork janë mbledhur mijëra demonstrues për të protestuar kundër ngjarjeve raciste, duke brohoritur “Turp, Turp”. /MESAZHI/

 

Exit mobile version