Senatori demokrat i rajonit Connecticut, Chris Murphy, tha se “Ndalesa e udhëtimeve që presidenti Donald Trump mori në javën e parë të detyrës së tij ishte një vendim plotësisht kundër muslimanëve, këto nuk duhet të ndodhin. Trump duhet të pranojë kontributin që amerikanët muslimanë kanë për vendin”, raporton Anadolu Agency (AA).
Murphy, ka folur në një aktivitet me temë “16 vite konferencë: Qeveria Trump dhe bota islame” të zhvilluar nga organizata Think Tank Qendra për Demokraci dhe Punimet Islame (CSID) në Washington, ku ai ka bërë disa vlerësime në lidhje me marrëdhëniet e qeverisë Trump me botën islame dhe muslimanët.
Pasi ka theksuar se e ka konsideruar shumë të rrezikshme retorikën e Trumpit gjatë fushatës zgjedhore, Murphy ka vlerësuar se “Ndalesa e udhëtimeve që presidenti Donald Trump mori në javën e parë të tij ishte një vendim plotësisht kundër muslimanëve. Trump duhet të pranojë kontributin që muslimanët amerikanë bëjnë për vendin. Nëse zgjidhet një rrugë me shprehi se Islami dhe muslimanët kërcënojnë SHBA-të çfarë do gjëje që të kryesh është e pamundur të formohen marrëdhënie të mira me botën islame. Sigurisht vizita në SHBA është shumë e rëndësishme, por unë dëshiroj të shpreh hapur se nuk kam shumë shpresë nga kjo vizitë”.
Ndër të tjera Murphy është shprehur se dalëngadalë po “militarizohet” politika e jashtme e SHBA-ve me ardhjen e Trumpit në detyrën e presidentit.
Duke bërë të ditur se Trump në lidhje me luftën kundër DEASH-it mbështetet vetëm te Pentagoni, Murphy tha se më parë këto punë kryheshin bashkë me Departamentin Amerikan të Shtetit.
Një zgjidhje vetëm ushtarake apo diplomatike në Siri është shumë e vështirë, ka theksuar Murphy duke mbrojtur idenë e tij se duhet të hidhen hapa edhe për përdorimin e burimeve ushtarake në masë së nevojshme, por edhe për mbështetjen në mënyrë të fortë të zgjidhjeve diplomatike.
“Të rëndësishme takimi me Erdoğan dhe vizita në Arabinë Saudite”
Ndërsa kryetari i CSID, Rıdvan Masmudi, në një deklaratë për gazetarin e AA-së është shprehur se Trump i cili gjatë fushatës zgjedhore ka përdorur një gjuhë më të ashpër, pasi ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentit dalëngadalë ka nisur të ndjekë një politikë më reale.
Pritja që Trumpi ka bërë për disa prej liderëve nga bota muslimane, si për presidentn e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe vizita e parë e tij që do të realizohet në Arabinë Saudite nga kjo pikëpamje janë hapa shumë të rëndësishëm dhe me vlerë.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se mund të lindi rezultate shumë të gabuara dhe të rrezikshme nëse qeveria e Trumpit do të vlerësojë Islamin vetëm me një lexim të gabuar si “ekstremizëm dhe dhunë”, Masmudi është shprehur se “Fillimisht duhet të ndahet Islami nga ekstremizmi. në SHBA për këtë çështje ka një ide të gabuar. Me këtë ekstremizmin luftojnë edhe muslimanët dhe gjithmonë janë po muslimanët ata që viktimizohen më shumë”.