Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me presidentin Erdoğan

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se presidenti i SHBA-ve Donald Trump do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për fitoren në zgjedhje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sanders në brifingun e saj ditor në Shtëpinë e Bardhë tha se pas rezultateve të zgjedhjeve në Turqi, vazhdojnë përgatitjet për bisedën telefonike e cila do të bëhet mes presidentit amerikan Trump dhe presidentit të Turqisë, Erdoğan.

“Po përpiqemi për të realizuar një bissedë telefonike mes presidentëve Trump dhe Erdoğan për të theksuar edhe një herë lidhjet tona të fuqishme”, thotë Sanders.

Ajo po ashtu bëri thirrje që Turqia “të ndërmarrë hapa për fuqizimin e demokracisë” dhe “të vazhdojë të përparojë në zgjidhjen e çështjeve në marrëdhëniet dypalëshe”.

Sanders nuk dha informacione se kur të do të zhvillohet biseda.

Pas fitores së zgjedhjeve të 24 qershorit, presidenti Erdoğan ka marrë telefonata urimi nga shumë liderë të shteteve në mesin e të cilëve edhe Britania e Madhe dhe Gjermania.