Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: Do të paguhet një “çmim ferri” nëse pengjet në Ga’za nuk...

Trump: Do të paguhet një “çmim ferri” nëse pengjet në Ga’za nuk lirohen

Presidenti i sapozgjedhur i ShBA-së, Donald Trump të hënën lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër për pasoja të rënda në Lindjen e Mesme nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi nuk lirohen deri në inaugurimin e tij, i cili është planifikuar për në janar.

“Të gjithë po flasin për pengjet që mbahen në mënyrë të dhunshme, çnjerëzore dhe kundër vullnetit të gjithë botës, në Lindjen e Mesme. Por të gjitha janë vetëm biseda, nuk ka veprim!”, shkruan Trump në platformën socaile Truth.

“Ju lutemi, lëreni këtë të vërtetë të shërbejë për të përfaqësuar se nëse pengjet nuk lirohen përpara datës 20 janar 2025, datës kur me krenari marr detyrën si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata në Lindjen e Mesme që kryen këto krime kundër njerëzimit do të paguajnë një çmim ferri”, tha Trump.

Ai shtoi: “Ata që janë përgjegjës do të goditen më fort se kushdo në historinë e gjatë të Amerikës. Lironi pengjet tani!”, shtoi ai.

Izraeli vlerëson se aktualisht ka 101 të burgosur izraelitë në Gaza. Shifra vjen gati 14 muaj pas fillimit të një lufte në të cilën Izraeli ka vrarë më shumë se 44.000 njerëz dhe ka plagosur 105.000, kryesisht gra dhe fëmijë, duke shkatërruar Rripin e Gazës.

Aktivistët në Izrael i kanë bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të bie dakord për një armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve dhe të burgosurve, por ankohen se ai ka penguar qëllimisht çdo marrëveshje të mundshme. Shumë argumentojnë se ai dëshiron të zgjasë luftën për mbijetesën e tij politike, duke vënë interesat personale mbi interesat e vendit.

Grupi palestinez Hamas njoftoi të hënën se 33 pengje izraelitë të mbajtur në Gaza u vranë, kryesisht për shkak të sulmeve ajrore izraelite që nga 7 tetori 2023. Grupi paralajmëroi se agresioni i vazhdueshëm izraelit do të rriste numrin e vdekjeve midis pengjeve izraelite.

Inaugurimi i Trump është planifikuar për 20 janar 2025.

Exit mobile version