Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan të shtunën, sipas mediave ukrainase.
Duke cituar zëdhënësin e presidentit ukrainas, Serhii Nykyforov, mediat ukrainase raportuan se të dy udhëheqësit u përshëndetën me njëri-tjetrin në Katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan, ku po zhvillohet ceremonia, biseduan për disa minuta dhe më pas dolën në sheshin e katedrales.
Raportet e mediave pohuan se Trump dhe Zelenskyy ranë dakord të vazhdonin bisedën gjatë ceremonisë së lamtumirës.
Në funeralin e Papës morën pjesë 160 delegacione, përfshirë më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe udhëheqjen e BE-së.


