Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump dhe Netanyahu fajësohen se po “e bëjnë Gazën të pabanueshme”

Trump dhe Netanyahu fajësohen se po “e bëjnë Gazën të pabanueshme”

Analisti politik palestinezo-amerikan, Omar Baddar, ka reaguar ashpër ndaj takimit mes Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu, duke e quajtur atë “të neveritshëm” dhe një dëshmi se për Shtetet e Bashkuara, “Izraeli është një shtet mbi rregullat dhe mbi ligjin”.

Në një prononcim për Al Jazeera, Baddar tha se të dy liderët po e thellojnë përpjekjen për të larguar me forcë palestinezët nga Gaza, pavarësisht spekulimeve se një plan i tillë ishte braktisur.

“Trump dhe Netanyahu janë përgjegjës për atë se po e bëjnë Gazën të pabanueshme,” tha ai.
“Ata flasin sikur Gaza është e rrezikshme, por ajo është e tillë vetëm sepse vetë ata insistojnë ta bombardojnë dhe shkatërrojnë, duke e bërë të papërshtatshme për jetesë.”

Sipas tij, kur një vend shkatërrohet në atë masë sa nuk mund të mbështesë më jetën, dhe njerëzve u ofrohet zgjedhja mes vdekjes ose largimit, “kjo nuk është aspak zhvendosje vullnetare”.
“Është qartazi pastrim etnik i dhunshëm dhe dëbim masiv, i cili po ndodh para syve të botës dhe po përballet me përçmim të plotë nga komuniteti palestinez në SHBA, nga diaspora palestineze dhe nga njerëzit në mbarë botën.” /mesazhi

Exit mobile version