Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mbërrijtur në Arabi Saudite. Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit për të, që prej marrjes së detyrës. Vizita e Trump konsiderohet si në një provë vendimtare për raportet jashtë vendit, ndërsa skandalet politike janë ngrirë brenda Shtëpisë së Bardhë.
Në aeroportin e shtruar me qilim të kuq, mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud përshëndeti Trumpin, bashkëshorten e tij Melania, pasi arritën në Rijad rreth orës 06:50 .
Trump do të mbajë një sërë takimesh me mbretin dhe udhëheqësit e tjerë arab dhe myslimanë, sot dhe nesër, përpara se të niset për vizitë në Izrael, Territoret e pushtuara Palestineze, Vatikanin, Belgjikë dhe Itali. Trump kishte paralajmëruar kërë turne nëntëditor në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Evropën.
Gjatë vizitës dy-ditore në mbretëri, Trump pritet të nënshkruajë një marrëveshje të madhe armësh, të japë një fjalim mbi Islamin dhe të diskutojë betejën kundër “terrorizmit” përpara më shumë se 50 liderëve.
Është hera e parë që një president amerikan zgjedhë Arabinë Saudite si ndalesën e parë jashtë vendit.
Vizita e Trump është parë si shumë simbolike, pasi ajo ka për qëllim për të riparuar lidhjet e Uashingtonit me aleatin e afërt arab. /MESAZHI/