Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takojë homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, që do të mbahet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten e ardhshme në Nju Jork.
Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i Trumpit për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, i cili konfirmoi se takimi me Erdoganin do të mbahet të njëjtën ditë kur presidenti amerikan do të takojë edhe krerët e Afganistanit dhe Ukrainës.